Receta e Pop Kekit të shtëpis

Receta gatimi

Receta e Pop Kekit të shtëpis

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:41

Përbërësit për 12 copë:
2 ve
8 lugë sheqer
8 lugë vaj
1 gotë uji kos
15 lugë miell
1 pecivë
1 sheqer vanille

Filli për lyerje:
1 çokollatë për zierje
1/2 margarinë

Si ta përgatisni?
Të gjithë përbërësit përzihen në një enë dhe bëhet brumi paksa i trashë. Kallëpi (tepsia me vrima) lyhet me margarinë dhe vendosen nga dy lugë brum në secilën vrimë.

Piqet në temperaturë 250 gradë për 10-15 minuta. Pasi të ftohen pak, pjesën e sipërme dhe të poshtme i kalojmë nëpër çokollatë të shkrirë në margarinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat