Tortë me arra dhe çokollatë

Receta gatimi

Tortë me arra dhe çokollatë

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:33

Një ëmbëlsirë e shijshme dhe e parezistueshme nga të gjithë, e lehtë dhe e vlerësuar nga ata që e kanë shijuar. Provojeni sepse nuk do të zhgënjeheni!

Përbërësit:
10 të bardha të vezës
300gr sheqer
1 lugë e vogël sodë bikarbone
1 lugë uthull
400gr arra të pjekura
4 lugë miell
3 lugë kakao

Përbërësit për kremin çokollatë:
8 të verdha të vezës
300gr sheqer
1 vezë
5 lugë qumësht
2 lugë nisheste
3 lugë kakao
100gr çokollatë për zierje
250gr margarinë
Glazura:
100gr çokollatë për gatim
2 lugë vaj

Udhëzimet:

1. Së pari tunden të bardhat e vezës me sheqer derisa të bëhet shkumë e fortë.
2. Pastaj soda tretet me uthullën, qitet tek shkuma e të bardhave të vezës e pastaj shtohet mielli, kakao dhe arrat e bluara dhe përzihet mirë me lugë.
3. Përmbajtja qitet në kallëp të lyer me yndyrë dhe të mbuluar me letër për pjekje dhe piqet në 180 gradë për 15 minuta.
4. Pandispanja e pjekur lihet të ftohet dhe pastaj i largohet letra.
5. Për kremin përzihen të verdhat e vezës me sheqer dhe vezën e tërë derisa të shkrihet sheqeri e pastaj i shtohet qumështi, nishesteja dhe kakao, si dhe çokollata e shkrirë më parë.
6. E gjitha kjo përzierje qitet në një enë mbi një enë tjetër me ujë që të zihet mbi avull për 15 minuta.
7. Largohet pastaj nga zjarri dhe lihet të ftohet pak.
8.Margarina e qëndruar në temperaturë ambienti tundet me mikser dhe i shtohet pastaj kremit të zier dhe të ftohur pak nga pak duke e përzier vazhdimisht me mikser.
9. Kremi i tundur lihet të qëndrojë në frigorifer për një orë.
10. Pastaj marrim pandispanjën e pjekur dhe të ftohur dhe tërë sasinë e kremit e qesim përsipër pandispanjës.
11. Pastaj qesim çokollatën e shkrirë me 2 lugë vaj dhe e rrafshojmë mirë dhe krejt përsipër sipas dëshirës mund të qesim çokollatë të grirë në rende.
12. Çokollatën në rende mund ta qesim derisa kremi të jetë akoma i vakët dhe në këtë mënyrë nuk brengosemi shumë a është rrafshuar mirë glazura e çokollatës apo jo.
13. Pasi të qëndrojë 2-3 orë ëmbëlsira është e gatshme për t’u shërbyer, ku njëherësh e presim me thikë shumë që mprehtë që mos t’i humbet forma katrorëve. Ju bëftë mirë! /kuzhinashqiptare

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat