Torte Tunel

Receta gatimi

Torte Tunel

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:01

Përbërësit për pandispanjën e bardhë:
6 të bardha vezësh
6 lugë sheqer
5 lugë miell
1/2 filxhan te vogël kafeje me vaj
pak lëvore limoni

Përbërësit për pandispanjën e kaftë:
5 vezë
5 lugë sheqer
5 lugë arra të bluara
2 lugë miell

Përbërësit për fillin e verdhë:
6 të verdha vezësh
6 lugë sheqer
6 lugë miell
6dcl qumësht
250 gr margarin
1 kese vanil sheqer

Përbërësit për fillin e kaftë:
2 dcl qumësht
8 lugë sheqer
2 lugë kako
100 gr qokoladë
125 gr margarin
100 gr arra të bluara
100 gr arra të grimcuara
200 gr biskota të bluara
pak rum

Për glazurë:
200 gr qokoladë

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve me sheqer,i shtohet mielli
vaji dhe lëvorja e limonit.Qitet në tepsi katrore
te shtruar me letër të yndyrshme dhe e ndarë përgjysmë me një shirit kartoni.
Pastaj perzihen përbërësit për pandispanjën e kaftë dhe qiten në gjysmen tjetër të tepsisë.
Piqet në temperaturë 200*C.
Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer,shtohet mielli përzihet mirë dhe hidhet në qumësht të vakët duke u përzier vazhdimisht deri sa të vlojë.
Kur të trashet e largojmë nga zjarri.Pasi të ftohet pak i shtojmë margarinën dhe sheqerin vanilje.Te gjitha përzihen mirë dhe lihen anash.
Pergatisim fillim e kaftë.Në qumështin të nxehtë qitet sheqeri,kakoja,qokolada e grimcuar,margarina e prerë në copa,arrat e bluara dhe arrat e grimcuara,biskotat e bluar dhe rumi.
Përzihen mirë.
Fillojmë renditjen:
Fillimisht fillin e kaftë e qesim në mes të tepsisë katrore duke i dhene formën e sallamit.Lyhet me nje pjese të fillit të verdhë.Mbulohet me ppandispanjën e bardhë të spërkatur me pak qumësht.
Përsëri lyhet me fillin e verdhë.Sipër i qitet pandispanja e kaftë të spërkatur me lëng portokalli ose me rum.Përsëri lyhet me fillin e verdhë.Pasi të ftohet mirë e lyejmë permbi me glazurë qokolade të shkrirë në avull me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat