Embelsire Me Fruta Mali Dhe Ajke

Receta gatimi

Embelsire Me Fruta Mali Dhe Ajke

Më: 29 janar 2015 Në ora: 07:22

Përbërësit:
200gr biskota
100gr gjalp
50gr qokollade e zezë (60% kakao)
10gr kakao

Kremi:
400gr ajkë
400ml krem pana Hopla
400gr fruta mali
150gr sheqer
10gr zhelatinë

Përgatitja:
Së pari shkrihet gjalpi bashk me qokolladë, pastaj ia shtojmë biskotave te grimcuara bashk me kakaon. Këtë masë e shtriejmë në tepsi dhe e lëmë të qëndroj në ftohës.
Në enë vendosim frutat e malit bashk me sheqer dhe i ziejmë për 10 min. Më pas i bluajmë dhe i lëmë në një anë të ftohen.
Zhelatinën e vendosim në një enë të vogël me dy, tri lugë ujë , në anën tjetër 50ml ujë i nxejmë dhe pak para vëlimit ia shtojmë zhelatinën e përziejm mire dhe menjëherë ia shtojmë frutave të malit.
Hopllën e përziejm me mikser derisa sa të formohet krem i forte, pastaj ia shtojmë ajkën dhe frutat e malit. I përziejm mire dhe tërë masën e vendosim përmbi biskota, ku duhet t qëndrojë në ftohës së paku 2 orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat