Tortë: Syri i vjehrrës

Receta gatimi

Tortë: Syri i vjehrrës

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:39

Përbërësit

300 gr biskota
200 gr fiq i thatë
100 gr gjysma thelpinj arrash
250 gr gjalpë
50 gr çokollatë për gatim
300 gr sheqer
16 lugë ujë

Udhëzimet

1.Fiqve ua heqim bishtat dhe sipër tyre hedhim ujë të valuar, për t’u zbutur.
2.I thërrmojmë biskotat me petës dhe i vëmë në enë të madhe e të thellë.
3.Në tenxhere në zjarr e hedhim ujin dhe sheqerin.
4.Pasi zien sheqeri, në tenxhere e shtojmë gjalpin.
5.Përmbajtjen nga tenxherja e shtojmë në enën e thellë.
6.Çokollatën e thyejmë dhe e shtojmë në enë.
7.Përziejmë që çokollata të shkrihet më shpejt.
8.E hapim fikun e parë. Në brendi të fiqve vëmë nga dy gjysma thelpinj arrash.
9.Me dorë marrim nga brumi nga ena e thellë. E shtypim brumin me duar dhe në mes të brumit e vëmë fikun.
10.Me duar bëjmë një top.
11.Topat i kalojmë në kokos dhe i rendisim në pjatë.
12.Pasi shtrëngohen çdo top e presim përgjysmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat