Trileçe

Receta gatimi

Trileçe

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:34

Trilece eshte nje embelsire me shije te rafinuar.nuk ka origjine te mirefillte shqiptare edhe nga vete emri tres leches tregon qe eshte me origjine ameriko-latine,por qe me kalimin e kohes ka fituar te drejtat e te qenit nje nga gatimet tona tradicionale.Ne shqiptaret jemi popull i zgjuar dime ti zgjedhim gjerat e mira

Ja dhe receta:

Përbërësit:

10 kokra veze
10 luge gjelle sheqer
10 luge gjelle miell
500 ml qumesht panna (psh. hopla)
1 l qumesht kutie
350 ml qumesht i kondensuar (psh. panda)
300 ml karamel i parapergatitur
pak vaj per taven per pjekje
Pregatitja:
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge. Shtojme te verdhat, te rahura me pare ne enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadale me te bardhat e vezeve me tel kuzhine. Pasi te lidhen shtojme miellin gradualisht, luge pas luge, duke e perzier me kujdes me qellim qe te mos e humbasim volumin. Taven per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojme me leter kuzhine per pjekje ne menyre te tille qe vaji te mos kete kontakt me embelsiren. E hedhim ne tave masen e pergatitur dhe e pjekim per 5 min ne furre te paranxehur ne 250 grade dhe pasi te jete pjekur siper e ulim graden e furres ne 150 grade dhe e leme te piqet edhe per 10 min te tjera. Nderkohe pergatisim perzierjen me 3 llojet e qumshtit: hedhim qumshtin panda ne nje ene per perzierje dhe shtojme qumshtin e kutise. I perziejme derisa te tretet qumshti panda. Me pas shtojme qumshtin panna dhe masa eshte gati. E heqim pandispanjen nga furra, e kthejme ne nje tave tjeter ne menyre qe ti heqim letren dhe e leme te ftohet. Pasi ftohet e presim ne sa cope te deshirojme dhe i hedhim perzierjen e qumshtit dersa ta absorboje te gjithen. E lyejme siper me karamelin e parapergatitur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat