Si te gatuajme Revani

Receta gatimi

Si te gatuajme Revani

Më: 11 janar 2015 Në ora: 15:04

PËRBERESIT per REVANI SHQIPTARE:

1 kg nishishte
2 kg uje
1 kg sheqer
150 gr gjalp
1 godë kos

PËRGATITJA e REVANISE:

Në një tenxhere hedhim ujin, sheqerin dhe gjalpin. I trazojme deri sa te shkrije sheqeri dhe e lemë sa të fillojë të ziejë (duhet në zjarr të ngadalte ne menyre që ti lemë kohë sheqerit të shkrijë).
Në një enë tjetër do të tresim nishishten me uje, por jo të gjithën një pjesë të nishishtesë e lemë menjanë, (kjo pjesë na duhet për të plotesuar masën që mund të na behet e ujeshme). Në momentin që fillon të zieje uji e hedhim niseshtene e tretur avash avash dhe duke e trazuar mire dhe shpejt, nuk duhet që kjo masë të na bëhet kokrra-kokrra.
Nëse masa është e ujeshme do të hedhim niseshtene që lamë menjane, (por më pare edhe këtë duhet ta tresim).
Ne duhet ta heqim nga zjarri vetem ne momentin kur masa shkeputet nga luga.
Ne momentin qe ajo shkeputet ne e hedhim ne tave. Marrim kosin dhe e lyejme revanin me kose siper. E fusim ne furre dhe e pjekim ne temperaturen 200 grade dhe e leme deri sa revania te skuqet siper (te zere kore).
E heqim nga furra dhe e leme te ftohet. Ne momentin qe eshte ftohur eshte gati per tu servirur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat