AAK: Vërshohet Anadrinia, qytetarët ankohen, komuna fle - Bota Sot
AAK: Vërshohet Anadrinia, qytetarët ankohen, komuna fle

Prizreni

E diel, 23 shtator 2018

AAK: Vërshohet Anadrinia, qytetarët ankohen, komuna fle

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:24
Vërshohet Anadrinia

Dega e AAK-së në Prizren nëpërmjet një reagimi për media shpreh shqetësimin në lidhje me gjendjen në disa fshatra të Anadrinisë: Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq dhe Velezhë.

“Uji ka vërshuar këto fshatra, ndërsa ndonëse banorët  kanë kërkuar e po kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre”, thuhet në reagimin e AAK-së dega në Prizren.

Sipas AAK-së personat përgjegjës të këtyre fshatrave kanë provuar tërë kohës të kontaktojnë me personat përgjegjës të Komunës por ata nuk ua kanë hapur telefonin.

“E kotë ka qenë përpjekja për ndihmë nga Komuna gjatë tërë natës. Uji ka hyrë edhe brenda shtëpive.

Zyrtarët Komunal sigurisht disa kanë ik në Prishtinë ku e kanë vendqëndrimin e disa janë ‘dehur’ nëpër dasma dhe kanë mbyllur telefonat”, thuhet në reagim.

Sipas AAK-së zyrtarët komunal, me papërgjegjësinë e tyre po dëshmojnë se pos që janë të paaftë, janë edhe të pa interesuar që t’iu  dalin në ndihmë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test