Therandë: Takim me mërgimtarët

Prizreni

Therandë: Takim me mërgimtarët

Nga: R.Reshitaj Më: 31 korrik 2018 Në ora: 15:19
Bali Muharremaj

Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, në kuadër të manifestimeve për bashkathetarët që kanë ardhur nga diaspora, sot organizoi një takim me mërgimtarët e kësaj komune. Duke përshëndetur të pranishmit ai foli për rrjedhat e zhvillimit shoqëroro-ekonomik të komunës si dhe për përpjekjet për pritjen sa më të mirë të tyre.

Ai tha se investimet aktuale të komunës kaoin shifrën prej afro 15 milionë eurosh, por se nevojat për punësim janë bukur të medha. Ne presim bashkëpunim edhe nga ju kështu që bashkarisht ta zhvillojmë komunën tonë.

Ndërkaq kryetari i bizneseve te ketushme theksoi se dikur Theranda krenohej me ndihmen qe jipte industria "Ballkani" ndërsa tashti zhvillimin ekonomik të komunës po e ndihmoni ju nga diaspora.

Për të gjithë pjesëmarrësit një dre?ë e shtroi Fsbrika e mobileve "Te Naseri", kurse i argëtoi Grupi muzikor "Suhareka".

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat