Kërkohet parandalimi i rrënimit të ndërtesës së trashëgëmisë kulturore në Prizren - Bota Sot
Kërkohet parandalimi i rrënimit të ndërtesës së trashëgëmisë kulturore në Prizren

Prizreni

E premte, 17 gusht 2018

Kërkohet parandalimi i rrënimit të ndërtesës së trashëgëmisë kulturore në Prizren

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 13:43
Ndërtesa e trashëgëmisë kulturore në Prizren

Organizata jo qeveritare Ec Ma Ndryshe përmes një kumtese për media ka kërkuar që të parandalohet rrënimi i ndërtesës në rr. "Bajakli" në Prizren, kulmi i së cilës ka filluar që të shembet sot.

“Kjo ndërtesë gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, që sipas Ligjit Nr. 04/L-066 (2012) trajtohet si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Kjo ndërtesë e banimit posedon vlera të trashëgimisë kulturore dhe paraqet një nga tipet karakteristike të arkitekturës së banimit të qytetit. Ndërtesa në fjalë, strukturalisht është në gjendje mesatarisht të dëmtuar dhe rrënimi i kulmit mund të ketë pasoja të pakthyeshme për ndërtesën”, thuhet në kumtesë.

EC Ma Ndryshe konsideron se duhet reagim urgjent nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit dhe Ministrina e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mënyrë që të parandalohet një rrënim i mundshëm dhe të ndërmerren masa preventive për sanimin e gjendjes.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test