Performanca “Drunj të pastër” në Prizren

Prizreni

Performanca “Drunj të pastër” në Prizren

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:18
Performanca “Drunj të pastër” në Prizren

Sot është realizuar performanca publike “Drunj të pastër” e cila shërben si një thirrje e radhës për ruajtjen e ambientit në qytetin e Prizrenit.

Kjo performancë është mbajtur si rezultat i shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve për dëmtimin e drunjve si pasojë e vendosjes së reklamave dhe shpalljeve në  ta.

“Me anë të performancës “Drunj të pastër” EC, ORKIDE dhe X40 fillimisht i kanë pastruar drunjtë nga reklamat dhe shpalljet që gjinden në to për të vazhduar tutje me mbështjelljen e të gjithë drunjve/lisave që gjenden në rrugën “Shuaip Spahiu”, “Remzi Ademaj” dhe në Sheshin “Shatërvan” me punime dore të cilat kanë motive tradicionale. Ky aktivitet përveç që shërben si një mesazh për ruajtjen e drunjve, ai njëkohësisht bën promovimin e punimeve të grave të qytetit të Prizrenit. Aktiviteti do të vazhdojë të realizohet gjatë një jave ku gratë do të vendosin punëdoret e tyre në trupat e këtyre lisave”, thuhet në kumtesën për media dërguar nga Ec ma Ndryshe.

Ec Ma Ndryshe edhe më parë ka reaguar mbi fenomenin e dëmtimit të drunjve në Qendrën Historike të Prizrenit nga shpuarja e tyre si pasojë e reklamave dhe kishte prezantuar tabela model që do të shërbenin për vendosjen e materialeve të tilla promovuese apo njoftuese.

Ky aktivitet është thirrja e radhës që bëhet për institucionet që të merren hapa konkret në ofrimin e tabelave alternative për vendosje të materialeve të tilla në qytet dhe njëkohësisht është edhe një thirrje që drunjtë të mos shfrytëzohen në forma të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat