Dy milionë e gjysmë euro për Pishinën Olimpike të Prizrenit

Prizreni

Dy milionë e gjysmë euro për Pishinën Olimpike të Prizrenit

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:48
Ministri Gashi e ka cilësuar si investimin më të mirë të MKRS-së dhe ka thënë se Ministria ka ndarë 500 mijë euro për këtë projekt dhe do të ndajë edhe të tjera mjete sipas nevojës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka kanë hedhur gurthemelin e Pishinës Olimpike në Prizren. Ky projekt, i cili është investim i MKRS-së dhe komunës së Prizrenit ka një kosto prej dy milionë e gjysmë eurosh.

Ministri Gashi e ka cilësuar si investimin më të mirë të MKRS-së dhe ka thënë se Ministria ka ndarë 500 mijë euro për këtë projekt dhe do të ndajë edhe të tjera mjete sipas nevojës. 

Gashi: Iu premtoj që ky objekt për 36 muaj të dorëzohet 

“Ky projekt ka qenë i paraparë me një kod buxhetor nga mjetet e siguruara prej AKP-së, por meqë ky ligj nuk ka kaluar në Parlament të Kosovës, ne e kemi siguruar një fond tjetër  dhe ajo që muj me garantu sot komunën edhe punëkryesin, mjetet do t’i kenë të sigurta, veç kërkojmë një dinamikë të përshpejtuar të punimeve në mënyrë që për 36 muaj ky objekt të dorëzohet qytetarëve të Prizrenit, sportistëve të Prizrenit”, ka thënë Gashi.  

Ndërsa kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka cilësuar si një projekt të qëlluar dhe ka thënë se bashkë me Ministrinë e Kulturës do të kujdesen që ky projekt të përfundojë në kohën e duhur, siç është paraparë për 36 muaj.   

Haskuka: Prizreni ka pasur nevojë për një projekt të tillë

 “Vlera e projektit është rreth dy milionë e gjysmë, është pishinë olimpike, është pishinë e mbyllur. Besoj që qytetit të Prizrenit i është nevojitur kjo dhe besoj që do të jetë një ndër objektet i cili do të vizitohet dhe do të përdoret më së shumti nga qytetarët e komunës së Prizrenit por edhe të rrethinës”, ka thënë Haskuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat