Prizren, zgjatet orari i punës në qendrat e mjekësisë familjare

Prizreni

Prizren, zgjatet orari i punës në qendrat e mjekësisë familjare

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:51
Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka marrë vendim për zgjatje të orarit të punës për një orë, për të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, të cilat punojnë në dy ndërrime.

Kjo sipas komunës për shkak të fluksit të madh të qytetarëve gjatë muajve të verës dhe rrjedhimisht edhe rritjes së kërkesave për të pasur shërbime mjekësore.

Orari i ri i punës do të jetë si në vijim:

1. Gjatë ditëve të punës (e hënë - e premte) orari për ndërrimin e paradites është 07:00-15:00, kurse për ndërrimin e pasdites 13:00-21:00.

2. Gjatë fundjavës (e shtunë - e diel) dhe festave, orari për ndërrimin e paradites është 07:00-14:00, kurse për ndërrimin e pasdites 14:00-21:00.

Të gjitha shërbimet shëndetësore pas orës 21:00, sikurse edhe rastet urgjente, do të ofrohen në Urgjencën e Qytetit.

Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga fillimi i javës së ardhshme, përkatësisht nga data 16.07.2018.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat