Universiteti “Ukshin Hoti” kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve - Bota Sot
Universiteti “Ukshin Hoti” kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve

Prizreni

E enjte, 20 shtator 2018

Universiteti “Ukshin Hoti” kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:47
Universiteti “Ukshin Hoti”

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, përkatësisht Rektori Ramë Vataj në cilësi edhe të Kryetarit të Senatit të Universitetit, ka bërë Kallëzim Penal ndaj Defrim Gashi, Kryeinspektor i MASHT dhe Bedri Muhadri, Kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së për konsumimin e veprës penale "Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar".

Sipas kumtesës për media nga Universiteti, kallëzimi penal është bërë pasi Gashi, kryeinspektor i arsimit, në kundërshtim me ligjin për Inspektoratin e arsimit ne Kosovë, ka tejkaluar kompetencat e tij, duke nxjerre vendim për anulimin e vendimit të Senatit për shkarkimin e Soner Yildirimit, nga pozita e anëtarit të KD, me arsyetim paragjykues dhe të paqëndrueshëm dhe të paargumentueshëm apo provuar, ende pa u shkruar dhe nënshkruar vendimi i Senatit.

“Krejt kjo bëhet jo vetëm duke tejkaluar dhe keqpërdoruar kompetencat dhe autorizimet që ia jep ligji, por edhe duke vepruar në kundërshtim me: 1. Ligjin për Arsimin e Larte, neni 13, i cili ligj që Universitetit i jep Autonomi dhe Liri akademike për te zgjedhur drejtuesit e institucionit. 2. Statutin e UPZ-së, neni 18, pika 3, ku te drejtën e zgjedhjes se 4 anëtareve të KD-së e ka vetëm Senati i UPZ, dhe se këtë të drejtë e ka shprehur me vota 14 pro dhe asnjë kundër. Inspektoratit i arsimit është jokompetent për të anuluar vullnetin e Senatit dhe nuk ka asnjë të drejtë t'ia marre këtë autorizim Senatit të UPZ-së. Në këtë rast kemi cenim të autonomisë së universitetit, nga institucionet tjera jokompetente”, thuhet në reagim, përcjell KosovaPress.

Gjithashtu Senati i UPZ-së, në mbledhjen e fundit ka dënuar fuqishëm ndërhyrjet në UPZ nga MASHT. Sipas tyre, ky qëndrim i ministrit të MASHT është shkelje flagrante e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe autonomisë së universitetit. Organet e universitetit janë në fazën e  fundit të për përpilimit të kallëzimit penal edhe ndaj ministrit të MASHT. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test