Mytaher Haskukës i ndalohet hyrja në Serbi, thotë se nuk ia treguan arsyen - Bota Sot
Mytaher Haskukës i ndalohet hyrja në Serbi, thotë se nuk ia treguan arsyen

Prizreni

E diel, 23 shtator 2018

Mytaher Haskukës i ndalohet hyrja në Serbi, thotë se nuk ia treguan arsyen

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 12:52
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka theksuar se atij të enjten i është ndaluar hyrja në Serbi.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se derisa po tentonte të hynte në Serbi për të vazhduar më tutje në shtetin kroat, ai është ndaluar nga policia kufitare serbe, duke mos iu lejuar të hyrja në brendi të këtij shteti.

Sipas tij, për më tepër nuk i është dhënë arsyeja për këtë ndalesë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Haskukës:

Para pak kohësh qyteti i Osijekut në Kroaci më ftoi në vizitë pune. Edhe pse nuk kam kaluar ka Serbia më shumë se 20 vite, me rekomandim të ambasadës së Kosovës në Kroaci, vendosëm të udhëtonim nga Serbia.

Momentin që arritëm në kufi, policët serb kërkuan që të parkonim veturën dhe të presim. Pasi që na lënë rreth një orë të presim, njëri nga policët u afrua dhe kërkoi që ta shoqëroja deri në zyre.

Aty më tha që e kam të ndaluar hyrjen në Serbi. Kur e pyeta pse, më tha që nuk mund të më tregoj, por që nuk mund të kaloj ka Serbia dhe duhet të kthehem menjëherë prapa dhe që duhet të ndihem me fat ngase kisha mundur të kaloja edhe më keq.

Pasi që na kthyen prapa, vendosëm të shkojmë në Osijek ka rruga e gjatë, kësaj here kah bregdeti edhe pse rruga ishte trefish më e gjatë.

Natën vonë kur arritëm në Osijek, pash lajmet që çetnikët serb festonin humbjen e tyre në Gazimestan. Parollat e njejta të viteve të 90-ta, “Kosova është Serbi” dhe thirrje për mobilizim nga patriarkët ortodoksë serbë për ta kthyer “djepin” e Serbisë.

Çfarë normalizimi me Serbinë?

Në 20 vitetet e fundit, me ndihmën e pushtetarëve tanë të korruptuar dhe me bisedime në Bruksel kemi normalizuar fashizmin serb ndaj Kosovës. Ata të diskriminojnë të kthejnë nga kufiri pa arsye, ndërsa ne ju lejojmë demonstrimin me simbole fashiste njerëzve që kanë kryer masakra në Kosovë. Për më keq, fashizmi dhe racizmi serb ndaj Kosovës, u normalizua jo vetëm në Serbi, por edhe në institucionet ndërkombëtare, ashtu si na e vërtetoi edhe vendimi i fundit i FIFA-s, lidhur me simbolin e shqiponjës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test