Haskuka kërkon bashkim ekonomik mbarshqiptar

Prizreni

Haskuka kërkon bashkim ekonomik mbarshqiptar

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 19:15
Mytaher Haskuka

Në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 12 prefektët e Shqipërisë, sot kanë vizituar qytetin e Prizrenit, ku janë pritur nga i pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Pas pritjes në Shtëpinë e Bardhë, Haskuka tha se me përfaqësuesit e 12 rretheve të prefekturave shqiptare kanë biseduar për bashkëpunimet e ndryshme, e në veçanti atë ekonomik.

Haskuka: Biseduam për bashkëpunimin ekonomik

“Biseduam për bashkëpunimin ekonomik mes qyteteve të Kosovës dhe Shqipërisë që duhet të rritet, specifikash mes Prizrenit dhe qyteteve të Shqipërisë. Unë e mora fjalën nga prefektët e Shqipërisë se do të lobojnë. Kur organizojnë panaire, të kemi pjesëmarrje më shumë të kompanive shqiptare, në të njëjtën kohë kur ka panaire, ne të bisedojmë me organizatat e bizneseve në Kosovë edhe në Prizren që ata t’i prezantojnë produktet e tyre në Shqipëri. Bashkimi jonë është më i rëndësishëm në aspektin ekonomik”, tha ai.        

Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana tha se që nga viti 23 deri më 44, ka qenë prefektura e Kosovës, me qendër në Krumë, ndërsa shtoi se vizita e sotme do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit në fushën ekonomisë, kulturës, sportit dhe të fushave tjera.

Kuçana: Fillojmë vizitën në qytetin e Prizrenit

“Sot fillojmë këtë vizitë në qytetin e Prizrenit, për të shkëmbyer mendime rreth ushtrimit të pushtetit vendor dhe të gjitha sferave dhe aspekteve tjera. Aktualisht me kryetarin e Komunë së Prizrenit kemi pasur marrëdhënie të vazhdueshme dhe sot kjo u shumëfishua me të gjithë prefektët e Shqipërisë, duke konkluduar në mjaft tratativa për biznes, për kulturë, për sport dhe të gjitha fushat që mund të bashkëpunojnë qytetet ndërmjet tyre”, tha Kuçana. Pas pritjes në Shtëpinë e Bardh, delegacioni i perfektëve shqiptar, të shoqëruar nga Haskuka, vizituan shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe monumente tjera të kulturore në këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat