Katër të mitur arrestohen për vjedhje në shkollë në Prizren - Bota Sot
Katër të mitur arrestohen për vjedhje në shkollë në Prizren

Prizreni

E premte, 17 gusht 2018

Katër të mitur arrestohen për vjedhje në shkollë në Prizren

Më: 31 maj 2018 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar tre vajza dhe një djalë ë moshës së mitur në Prizren, për dëmtim të pronës në shkollën e tyre.

Rasti ka ndodhur dje, në fshatin Novak të Prizrenit, me ç' rast një mashkull i komunitetit serb ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e një shkolle, konkretisht në dhomën e cila shërben si ambulancë, ku përveç dëmtimit të disa librave për regjistrimin e pacientëve nuk raportohet për ndonjë vjedhje tjetër dhe sipas deklarimit të ankuesit edhe vlera e dëmit është shumë e vogël, ju informojmë se:

“Policia Kosovës menjëherë pas raportimit të rastit ka ndërmarr veprime efikase dhe efektive hetimore-operacionale në funksion të identifikimit dhe kapjes së të dyshuarve për kryerjen e kësaj vepre penale dhe sot me 31.05.2018, ka rezultuar me arrestimin e tyre”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test