Detaje nga vetëvrasjet e dy shoqeve të klasës brenda një jave - Bota Sot
Detaje nga vetëvrasjet e dy shoqeve të klasës brenda një jave

Prizreni

E hënë, 18 qershor 2018

Detaje nga vetëvrasjet e dy shoqeve të klasës brenda një jave

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, duke u hedhur nga një ndërtesë në ndërtim e sipër.

Sipas zyrtarëve policorë, ajo ka qenë shoqe e mirë me nxënësen tjetër të kësaj shkolle, e cila pati humbur jetën disa ditë më parë në lagjen “Bajram Curri”, në rrethana të ngjashme.

Ndërsa udhëheqësi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit ka konfirmuar se të dyja viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka pohuar se në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se vajza e moshës së re të premten gjatë ditës ka kërcyer nga një ndërtesë në ndërtim dhe madje prej lartësisë rreth 25 metra.

Ndërkaq kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test