Në Komunën e Rahovecit janë duke vazhduar punimet në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Ecurinë e punimeve nga afër e ka parë kryetari Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike.
Projektet në të cilët nga afër janë parë punimet nga Kryetari Latifi dhe drejtori Krasniqi janë: Asfaltimi i rrugës (sanimi i rrugës) Drenoc-Senoc-Pastasellë dhe Polluzhë, Rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Malishevë, Rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Krushë e Madhe dhe Rahovec-Suharekë.