PDK kërkon ngritjen e disa shtatoreve në Prizren

Prizreni

PDK kërkon ngritjen e disa shtatoreve në Prizren

Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:40
PDK, Prizren

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit nisjen e proceduarave për ngritjen e shtatoreve të komandantit legjendar Adem Jasharit, komandant Drinit-Ekrem Rexhës, komandant Tahir Sinanit, komandant Hysen Rexhepit, komandant Agim Shalës dhe komandant Skender Rexhepit.

PDK e Prizrenit nëpërmjet një komunikate ka thënë se si parti është vazhduese e vlerave të luftës çlirimtare dhe në kontinuitet angazhohet për promovimin e këtyre vlerave duke forcuar shtetin e Kosovës.

“Marrë për bazë që vlerat e luftës çlirimtare janë themeli i lirisë dhe i shtetit të Kosovës, Partia Demokratike është e angazhuar për promovimin e vlerave dhe ruajtjen e përkujdesin për Dëshmorët, Veteranët, Invalidët dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Në përputhje më këto vlera, në përkushtim të ruajtjes së kujtesës sonë historike, për brezat dhe për amanetin e të rënëve kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit nisjen e proceduarave për ngritjen e shtatoreve të komandantit legjendar Adem Jasharit, komandant Drinit-Ekrem Rexhës, komandant Tahir Sinanit, komandant Hysen Rexhepit, komandant Agim Shalës dhe komandant Skender Rexhepit. Roli i tyre në luftën për Liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte emblematik në betejat e rezistencës kombëtare.

PDK, dega në Prizren, kërkon nga kryetari i Komunës së Prizrenit që në seancën e radhës të propozohen lokacionet për vendosjen e përmendoreve në bashkëpunim më Shoqatat e Dala nga Lufta që veprojnë në qytetin tonë dhe të njëjtat ti kthejë për miratim në seancë të Kuvendit Komunal.

Grupi i Kuvendarëve të PDK –së do të jetë aktiv në përmbushjen e kërkesave për ngritjen e përmendoreve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat