Paraburgim të dyshuarit për ofrim të 20 mijë eurove për vrasje - Bota Sot
Paraburgim të dyshuarit për ofrim të 20 mijë eurove për vrasje

Prizreni

E diel, 22 korrik 2018

Paraburgim të dyshuarit për ofrim të 20 mijë eurove për vrasje

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:36
Gjykata Themelore e Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një personi që dyshohet për veprën pnale të shtytjes në vrasje.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Gjykata në Prizren i ka caktuar 1 muaj burg të dyshuarit me inicialet A.D nga një fshat i Komunës së Suharekës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vrasje në shtytje si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prizren, kjo masë ndaj të dyshuarit është caktuar sepse me datën 01 janar 2018, e në vazhdimësi, në Prizren, i pandehuri me iniciale të lartshënuara, me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, përkatësisht të dëmtuarit me iniciale P.TH., me dashje e shtyn personin tjetër  që të kryejë vepër penale, saktësisht e shtyn personin me iniciale N.N., që me armë të zjarrit të kryejë vrasjen e të dëmtuarit me iniciale P.TH., në kompensimin e një shume të hollash prej 20.000 (njëzet mijë) eurove.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, e tërë kjo ishte  për qëllime të hakmarrjes rreth mospagimit të një borxhi që i ka i dëmtuari të pandehurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test