Në Prizren rrënohen objekte në rrezik nga shembja

Prizreni

Në Prizren rrënohen objekte në rrezik nga shembja

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:39
Rrënimi i objekteve në rrezik nga shembja

Komuna e Prizrenit sot ka filluar me rrënimin e disa objekteve të vjetra që janë të amortizuara dhe paraqesin rrezik nga shembja.

Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.    

“Konstatimi për rrënimin e këtyre objekteve është bërë pas vlerësimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Emergjencave dhe me urdhër të Drejtorisë së Inspektoriatit ka filluar procesi i rrënimit. Këta objekte që nuk kanë vlera të trashëgimisë kulturore, gjenden kryesisht përskaj rrugëve dhe deri më tani kanë pasur rrezikshmëri të lartë nga shembja”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat