Sot në në Korishë të Prizrenit janë përkujtuar 77 viktimat e bombardimeve të NATO-s nga ky fshat dhe fshatrat për rreth.
Manifestimi përkujtimor është mbajtur pranë memorialit të martirëve në Korishtë, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes tragjike.
Në natën e 13 majit të vitit 1999, ndërkohë që popullata civile shqiptare po mbante sytë kah NATO për t’i shpëtuar nga forcat ushtarake, policore serbe, të cilët po i mbanin të rrethuar, u përballën me një tragjedi tjetër.
Avionët e NATO-s, gabimisht goditën popullatën civile shqiptare që po mbahej aty.
Gjatë këtyre bombardimeve mbetën të vrarë 77 civilë shqiptarë.