Vazhdojnë skandalet me mish, Komuna e Prizrenit konfiskon salsiçe të prishura - Bota Sot
Vazhdojnë skandalet me mish, Komuna e Prizrenit konfiskon salsiçe të prishura

Prizreni

E enjte, 16 gusht 2018

Vazhdojnë skandalet me mish, Komuna e Prizrenit konfiskon salsiçe të prishura

Nga: D.RR Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:12
Komuna e Prizrenit konfiskon salsiçe të prishura

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në Facebook ka njoftuar rreth një aksioni të konfiskimit të disa salsiçeve të prishura.

Kompania e cila ka bartur këtë produkt, sipas tij, i është shqiptuar dënimi.

Njoftimi i plotë:

KONFISKOHEN SALSIÇE TË PRISHURA

Falë njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kemi konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ushqimit, të cilët kanë konstatuar se salsiçet janë me afat të skaduar dhe të krymbosura.

Qendrës tregtare tek e cila është gjetur ky produkt, i është shkruajtur proces verbali dhe shqiptuar dënimi, ndërsa salsiçet janë asgjësuar nëpërmjet Ekoregjionit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test