Komandant Drini, ti ishe dhe shkove faqebardhë, hijenat që të vranë- ja nxinë faqen Kosovës - Bota Sot
Komandant Drini, ti ishe dhe shkove faqebardhë, hijenat që të vranë- ja nxinë faqen Kosovës

Prizreni

E premte, 17 gusht 2018

Komandant Drini, ti ishe dhe shkove faqebardhë, hijenat që të vranë- ja nxinë faqen Kosovës

Nga: Haki Latifi Më: 8 maj 2018 Në ora: 13:21
Haki Latifi tek varri i Komandant Drinit

Familja e të ndjerit, sot qëndron e fortë dhe ndihet krenare që kishte një personalitet të tillë të pathyeshëm siq ishte Komandant Ekrem Rexha-Drini.

Kjo ishte një vrasje e rëndë, e cila për fat të keq, edhe sot  pas 18 vjetësh, mbetet e pa zbardhur dhe e pa hulumtuar, ashtu siç kanë mbetur edhe vrasje të tjera të kësaj natyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Prizreni u bë qyteti i parë i çliruar në Kosovë, i cili u çlirua falë udhëheqjes vetëmohuese të Ekrem Rexhës dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë.

Tash pas vjetësh vjetësh të atentatit mbi Komandant Drinin, është koha që të gjenden vrasësit, që me siguri ishin shqiptarë dhe pa dyshim ishin dorë e huaj. Për fat të keq deri më sot nuk u zbardh as rasti i vrasjes së  Ahmet Krasniqit në Tiranë, ai i Enver Malokut dhe i Xhemail Mustafës në Prishtinë dhe të disa veprimtarëve të tjerë që u vranë gjatë luftës dhe pas saj.

Jam i bindur se me zbardhjen e këtyre rasteve shteti i ri i Kosovës do të fitonte shumë në aspektin ligjor dhe të sigurisë kur aktorët e vrasjeve do të vëheshin para organeve të drejtësisë dhe do të merrnin dënimin e merituar. Ky është obligim ligjor, politik e moral që Kosova duhet ta kryej.

Ai, do të mbahet mend përgjithmonë si një luftëtar besnik i Atdheut, një strateg ushtarak dhe një njeri i pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë.

Komandant Ekrem Rexha-Drini, nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshort i mirë dhe  prind i urtë, vëlla i dashur, mik i shtrenjtë , burrë i fjalës , e mbi të gjitha  ishte  atdhetar i madh…

Vrasja e tij e tronditi tërë Prizrenin dhe Kosovën, ishte një atak mbi vlerat e shoqërisë demokratike të Kosovës, mbi institucionet demokratike e shtetërore dhe mbi një komandant të njohur të UÇK-së, i cili me përkushtimin e një atdhetari dhe profesionisti ushtarak dhe njohës i 7 gjuhë të huaja dha një kontribut shumë të rëndësishëm për çështjen e Kosovës. 

Drejtësia duhet të veproj… 

Pa ndriqimin e plotë të kësaj vrasje makabre dhe vrasjeve të tjera tinëzare të pas luftës nuk mund të qetësohen shpirtërat e familjarëve në Kosovë! 

Lavdi jetës dhe veprës së komandant Ekrem Rexha-Drini!

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test