Lluka u premton banorëve të fshatit Gornje Ljubinje investime për përmbushjen e nevojave të tyre - Bota Sot
Lluka u premton banorëve të fshatit Gornje Ljubinje investime për përmbushjen e nevojave të tyre

Prizreni

E shtunë, 18 gusht 2018

Lluka u premton banorëve të fshatit Gornje Ljubinje investime për përmbushjen e nevojave të tyre

Më: 4 prill 2018 Në ora: 15:43
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka vizituar qytetin e Prizrenit. Ai ka vizituar banorët e fshatit Gornje Ljubinje, i cili i ka 3055 banorë dhe 550 familje.

Ai gjatë vizitës në këtë fshat tha se falënderon deputeten Emilia Rexhepi për insistimin e saj të vazhdueshëm për të ardhur në këtë fshat për të parë nga afër problemet e fshatit në lidhje me mungesën e ujësjellësit dhe të kanalizimit, raporton Ekonomia Online.

Fshati Gornje Ljubinje është në mungesë të ujësjellësit dhe të kanalizimit, ndërsa ministri Lluka u takua me banorët e këtij fshati për të diskutuar problemet që ata kanë dhe se së shpejti do të investojnë në fshatin Gornje Ljubinje për t’i përmbushur nevojat e banorëve të kësaj ane.

Ministri Lluka shtoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të investojë bashkë me komunën e Prizrenit dhe se kanë përkrahje nga Ministria e Financave dhe deputetët që merren me financa për të investuar në këtë fshat për problemet që kanë.

Për të diskutuar për këto probleme ishte e pranishme edhe deputetja Emilia Rexhepi, e cila përfaqëson banorët e këtij vendi dhe tha se në këtë fshat mungon ujësjellësi dhe kanalizimi, gjë që janë nevoja themelore për secilin banor.

Po ashtu, gjatë vizitës së tij, ministri ka vizituar edhe kompaninë regjionale të ujësjellësit dhe të kanalizimit të këtij regjioni “Hidroregjioni Jugor”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test