Lekaj: Hapet rruga që çon drejt Restelicës - Bota Sot
Lekaj: Hapet rruga që çon drejt Restelicës

Prizreni

E diel, 23 shtator 2018

Lekaj: Hapet rruga që çon drejt Restelicës

Më: 4 mars 2018 Në ora: 19:15
Rruga që të dërgon në Restelicë, komuna e Dragashit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se pas reshjeve të pandërprera të shiut, situatë shumë e vështirë ka qenë edhe te rruga që të dërgon në Restelicë, komuna e Dragashit dhe duke iu falënderuar kompanisë për mirëmbajtje, tani rruga është e hapur plotësisht.

“Vlen të theksohet se po veprohet në të gjitha segmentet rrugore për t'i rikthyer ato në kushtet e normalitetit”, shkruan Lekaj në Fecbook.

Ai gjatë ditës ka inspektuar edhe urën në Smolicë të Gjakovës, e cila ka nevojë për ndërhyrje.

Ministri Lekaj tha se do të regjistrojnë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë nga reshjet e shiut dhe vërshimet e shkaktuara.

“Pikat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente do të riparohen shumë shpejt”, premton Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test