Rahovec, vazhdon largimi i borës nga rrugët - Bota Sot
Rahovec, vazhdon largimi i borës nga rrugët

Prizreni

E shtunë, 23 qershor 2018

Rahovec, vazhdon largimi i borës nga rrugët

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Rahovec

Bora e cila ka rënë gjatë kësaj javë në Komunës së Rahovecit, ka paraqitur probleme të theksuara në lëvizjen e banorëve, veçanërisht banorëve të fshatrave të cilat janë zona të thella malore, por që në vazhdimësi operatori i kontraktuar nga Komuna, ka bërë dhe po bënë përpjekje për të larguar borën nga rrugët.

Për të parë situatën nga afër në teren, në vazhdimësi është duke qëndruar Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe sipas tij këto rrugë janë të kalueshme rrugët në qytetin e Rahovecit, rruga Drenoc-Sarosh, rruga në fshatin Mrasor, rruga për Opterushë, Reti, Reti e Ulët, dhe Hoqë e Madhe.

Sipas njoftimit të komunës, momentalisht ai shprehet se është duke u punuar në pastrimin e borës në rrugën e fshatit Zatriq, rrugën Drenoc-Bërtatin dhe rrugën e fshatit Kaznik.

Drejtori Krasniqi thotë se do të intervenohet në vazhdimësi, në vendet ku kërkohet që të intervenohet për largimin e borës nga rrugët, me qellim që tu lehtësojmë lëvizjen të gjithë banorëve të Komunës së Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test