Aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore - Bota Sot
Aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore

Prizreni

E mërkurë, 26 shtator 2018

Aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit A.M., për shkak të veprës penale, dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri A.M., më 18 dhjetor 2017, në Qendrën Historike të Prizrenit, në rrugën ‘’Mbreti Zog’’, dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, në atë mënyrë që rrënon shtëpinë e familjes ‘’Myftiu’’, shtëpi kjo e cila ishte nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në bazë të vendimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përkundër ndalim-punimit nga Inspektorati Komunal, të pandehurit kanë kaluar shiritin ‘’Ndalohen Punimet’’, duke i futur punëtorët dhe makineritë (ekskavator dhe kamion), me ç’ rast ka rrënuar në tërësi objektin në fjalë, pasi që e njëjta i ishte shitur personit F.G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test