Në vazhdën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale, gjatë vikendit, Policia e Prizrenit i ka sekuestruar tri armë: dy pistoleta dhe një armë gjahu.
Tek një i dyshuar, në rrugën “Ramadan Zaskoci” është sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”. Gjatë hetimit të rasteve të vjedhje, hetuesit kishin arritur të siguronin informata për armën të cilën i dyshuari e ka dorëzuar në mënyrë vullnetare.