Përgjigja e Baxhakut nëse do të jetë nënkryetar i komunës nëse arrihet koalicion me VV-në - Bota Sot
Përgjigja e Baxhakut nëse do të jetë nënkryetar i komunës nëse arrihet koalicion me VV-në

Prizreni

E shtunë, 23 qershor 2018

Përgjigja e Baxhakut nëse do të jetë nënkryetar i komunës nëse arrihet koalicion me VV-në

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:10
Hatim Baxhaku/Isa Mustafa

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku ka treguar se ka refuzuar propozimin e kryesisë së degës së LDK-së që ai të jetë nënkryetar i komunës së Prizrenit nëse arrihet koalicioni mes LDK-së dhe VV-së.

Ai ka thënë se emri i tij është përmendur si kandidat i mundshëm për këtë post, por që ai ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë një pretendim të tillë.

“Te nderuar qytetarë ,aktivistë, simpatizantë dhe përfaqësues të strukturave të LDK-së të komunës së Prizrenit. Këto ditë gjatë negociatave për një koalicion të mundshëm me VV ne Prizren është përmendur edhe emri im si kandidat për nënkryetar të Komunës së Prizrenit. Për këtë post unë nuk kam pasur asnjëherë pretendime”.

“Por në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK – së , nga shumica e anëtarêve të kryesisë ka dal propozimi që nëse arrihet ndonjë koalicion unë te jem kandidat për nënkryetar. Me qëllim të informimit të drejtë të gjithë juve , dua t’ju informoj se unë nuk jam i gatshëm dhe i disponuar për këtë pozitë për shumë arsye të cilat do ti tregoj në një rast tjetër”, ka shkruar Baxhaku në Facebook.

Baxhaku ka thënë se t’i përkushtohet punës që Prizrenin ta kthejnë në qeverisjen e LDK-së.

Unë në planin politik do ti përkushtohem punës ne LDK për fuqizimin e partisë ashtu që në zgjedhjet e ardhshme t’ja kthejmë Prizrenit dhe qytetarëve të saj qeverisjen e LDK-së e cila i nevojitet Prizrenit dhe të cilën e meriton Prizreni dhe qytetarët e tij. Ju faleminderit për mirëkuptim. Sinqerisht, Hatim Baxhaku.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test