Kryeprokurori i Prizrenit: Nuk i kursyem ‘të fortit’

Prizreni

Kryeprokurori i Prizrenit: Nuk i kursyem ‘të fortit’

Më: 7 janar 2018 Në ora: 19:37
Admir Shala

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala thotë se gjatë vitit të kaluar nuk i kanë kursyer njerëzit “e fortë”.

Shala tregon se në vitin 2017, janë ngritur 25 aktakuza ndaj zyrtarëve të institucioneve të ndryshme.

“Në mesin e personave që kemi ngritur aktakuza janë drejtorë të drejtorive komunale, shkollave, inspektorëve etj”, tregon Shala për RTV Besa.

Ai, pjesë të suksesit e ka numëruar edhe aktakuzën e ngritur ndaj 20 zyrtarëve të policisë, të cilët u dënuan nga Gjykata Themelore në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat