Kryetari i Vetëvendosjes në Prizren, Artan Abrashi, ka thënë për RTK-në se marrëveshjet me partnerët e koalicionit janë drejt përfundimit.
Sipas tij, LDK-ja do të ketë tri drejtori dhe nënkryetarin, Nisma do t`i ketë tri drejtori dhe partitë minoritare mund të kenë nga një drejtori,” por ende po bisedohet me ta”.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka caktuar ditën e mbajtjes së seancës ku do të bëhet zgjedhja e kryesuesit të përbërjes së re të Kuvendit të Prizrenit.
Seanca do të mbahet më 15 janar.