Kryetari i ri i Prizrenit largon fotografinë e Presidentit Thaçi nga zyra - Bota Sot
Kryetari i ri i Prizrenit largon fotografinë e Presidentit Thaçi nga zyra

Prizreni

E diel, 23 shtator 2018

Kryetari i ri i Prizrenit largon fotografinë e Presidentit Thaçi nga zyra

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 13:28
Pamje nga takimi Haskuka, Kusari-Lila

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e tij, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e heroit Adem Jashari.

Një pamje e tillë vërehet në fotografitë e publikuara nga partia e Mimoza Kusari-Lilës (shih fotografinë kryesore), gjatë një takimi që përfaqësuesit e kësaj partie zhvilluan paraditen e sotme me Haskukën për ta uruar dhe për t’i ofruar mbështetje në postin e ri.

Haskuka bëhet kryetari i dytë i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale që në zyrën e tij zëvendëson fotografinë e Thaçit.

Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë që është pjesë e LDK-së, ditë më parë ka zgjedhur që në vend të presidentit Thaçi të mbajë në muret e punës fotografinë e veprimtarit Hasan Prishtina.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test