Nis rindërtimi i Teqesë së Madhe në Prizren

Prizreni

Nis rindërtimi i Teqesë së Madhe në Prizren

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
Teqja e Madhe ne Prizren

Kanë nisur punimet në rindërtimin e Teqesë së Madhe në Prizren, ku u tha se pas 70 viteve edhe në Prizren do të ketë mundësi të kryhen ritet fetare.

Po ashtu, u tha se rindërtimi i teqesë së Marashit-Hiesar, do të ketë një pamje arkitektonike dhe do të kushtojë rreth 300 mijë euro.

Historiani Parim Kosova tha se kjo teqe ka rëndësi të shumëfishtë historike kulturore dhe fetare.

Kosova: Nga sot fillon rindërtimi i kësaj teqe ballkanike

“Tani me ndihmën e institucioneve të Kosovës, ministrinë e kulturës, qendrës rajonale të trashëgimisë kulturore u vend edhe gur themeli dhe nga sot fillon rindërtimi i kësaj teqe ballkanike “, ka thënë ai.

Sheji i teqesë se madhe të Prizrenit, Gufran Shejhi tha se rindërtimi i Teqesë së Marashit për neve do të thotë shumë, së pari nga ana shpirtërore, sepse krejt besimi lidhet me çështje shpirtërore që është thelbësore por pas asaj mundësohet edhe ana ku mund të kryejmë ritet fetare 

Shejhi: Pas 70 viteve po ndodhë rindërtimi i teqesë

“Pas 70 viteve po realizohet me u bo rindërtimi i teqesë me pas ne vendin ku i mbajmë ritet fetare dhe muhabetet që bëhen në teqe me miq e dashamirë, na jep mundësinë shumë të madhe që na jep shumë të kthehemi “, tha ai.

Ai shpreson se ky objekt do të jetë si vazhdimësi e të parëve të tyre që janë 400 vjet e këndej.

Sipas tij, në mungesë të objektit të teqesë, ritet fetare kanë mbet vetëm ritet që mbahen te tyrbja, që dallojnë nga ato të tyrbes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat