Kadri Veseli: Asgjë nuk ka përfunduar në Prizren

Prizreni

Kadri Veseli: Asgjë nuk ka përfunduar në Prizren

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 21:34
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se ende asgjë nuk ka përfunduar në Prizren, duke aluduar në fitoren e Vetëvendosjes në këtë komunë, dhe humbjen e partisë së tij.

”Asgjë s’ka përfunduar në Prizren.  5 mijë vota kanë qenë më shumë përShaqir Totajn. Ne duam që të zbardhet  politikisht  vullneti i qytetarëve.  Ajo që shohim në Prizren është një abuzim agresiv dhe një dhunë e madhe. Kemi disa raste që kemi identifikuar. Besojmë që drejtësia nuk do t’i nënshtrohet shantazhit. Sot e kemi parë një storje shumë të rëndë. Mbi 8 min e gjysmë enden kutitë nëpër korridore . Ka abuzim dhe  humbje të fletëvotimeve atje’’, thotë Kadri Veseli në Zona e Debatit.

Tutje ai thotë se nuk do të lejojnë që të ”tjetërsohet legjitimiteti dhe fitorja e Shaqir Totajt”.

Sot PDK publikoi disa pamje, ku akuzojnë Vetëvendosejn për vjedhje votash në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat