Ministrinë e Kulturës e udhëheq Kujtim Gashi nga Prizreni ku edhe do të zhvendoset kjo Ministri

Prizreni

Ministrinë e Kulturës e udhëheq Kujtim Gashi nga Prizreni ku edhe do të zhvendoset kjo Ministri

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 19:08
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka realizuar premtimin e dhënë në Prizren se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të zhvendoset në këtë qytet dhe se ajo do të drejtohet nga një ministër që vjen nga Prizreni.

PDK ka vendosur që Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta udhëheqë Kujtim Gashi, i cili aktualisht mban detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, por më parë ka udhëhequr Departamentin e Kulturës dhe ka mjaft përvojë në këtë fushë.

 Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kujtim Gashi ka kryer trajnime të specializuara për lidership. Aktualisht është pranë mbrojtjes së masterit në Fakultetin e Edukimit. Ministri Gashi aktualisht e ushtron detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe Koordinator i Sektorit të Rinisë në Komunën e Prizrenit. Ai ka qenë pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës – Kompania e Ndërlidhjes – Zona II-të, ndërsa po ashtu është themelues i revistës studentore “Ardhmëria” dhe themelues i organizatës studentore “ShAPS”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat