Krerët e misioneve të BE-së vizitojnë qendrën historike të Prizrenit

Prizreni

Krerët e misioneve të BE-së vizitojnë qendrën historike të Prizrenit

Më: 23 maj 2017 Në ora: 08:00
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë do të vizitojnë sot qendrën historike të Prizrenit.

Qëllimi i vizitës është informimi rreth gjendjes së ruajtjes së objekteve kulturore në Prizren, duke përfshirë vendet ku BE-ja ka ndihmuar në restaurim përmes një investimi me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Shefat e misioneve të BE-së shpresojnë të rrisin vëmendjen mbi natyrën unike të qendrës historike të Prizrenit, në mënyrë që bukuria dhe identiteti i saj kulturor të mbrohet dhe të ruhet për gjeneratat që vijnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat