Aktakuzë kundër katër personave për grabitje

Prizreni

Aktakuzë kundër katër personave për grabitje

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:05
Prokuroria e Shtetit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga Prizreni, pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes .

Sipas aktakuzës të pandehurit më datën  6 tetor të vitit 2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i  armatosur duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe  nga  e njëjta  kanë marrë para në vlerë prej 18 mijë euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej 40 mijë euro  duke u larguar nga shtëpia.

 Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat