Prizren: Granatat që i kishte nga viti 1985 i dorëzon në polici

Prizreni

Prizren: Granatat që i kishte nga viti 1985 i dorëzon në polici

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:52
Ilustrim

Në orët e pasdites, një qytetar nga Prizreni, me banim në rrugën “Asim Berisha”  kishte vendosur që dy granata dore të cilat kishin qëndruar në podrumin e shtëpisë ku ai banon që nga viti 1985 t’i dërgonte në Stacionin Policor të Prizrenit.

Sipas Policisë së Prizrenit, granatat i dyshuari i kishte fut në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në Stacion.

“Me t’ u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt”, thuhet në një njoftim për media.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat