Rinor Rexhaj zgjedhet kryetar i Forumit Rinor në Prizren

Prizreni

Rinor Rexhaj zgjedhet kryetar i Forumit Rinor në Prizren

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 21:46
Rinor Rexhaj zgjedhet kryetar i Forumit Rinor në Prizren

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, sonte në prani të një numri të madh të të rinjve, dega e Aleancës Kosova e Re në Prizren, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor në këtë qytet.

Përveç mysafirëve dhe delegatëve, punimet e Kuvendit kishin ardhur t’i përcjellin edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, koordinatori i degës së AKR-së në Prizren, Osman Krasniqi, koordinatorët e Forumit Rinor në nivel qendror Sami Borovci dhe Zijadin Geci, drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës nga radhët e AKR-së Besart Vllahinja dhe shumë të tjerë.

Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 115 delegateve me shumicë votash, kryetar i Forumit Rinor në degën e AKR-së në Prizren, është zgjedhur Rinor Rexhaj. Kryetari i sapo zgjedhur, duke i përshëndetur të pranishmit tha se “shumë njerëz janë bërë pjesë e partive me qëllim të arritjes në pushtet apo qëllimeve klienteliste, por me AKR-në dhe me presidentin Behgjet Pacolli, do të ia kthejmë dinjitetin vendin”, ka thënë ai.

Kuvendin e përshëndeti edhe koordinatori nga qendra, Vesel Makolli i cili shpjegoi se në programin e AKR-së është i paraparë një prosperitet ekonomik me një rritje zhvillimore, e cila sipas tij, do të mundësojë krijimin e shumë vendeve të reja të punës, e me këtë edhe arsim dhe shëndetësi  cilësore.

Ndërsa koordinatori i Forumit Rinor nga qendra Sami Borovci, deklaroi se Aleanca Kosova e Re, fuqinë e saj e bazon tek rinia. Në Kuvend foli edhe Valbona Mazreku nga grupi koordinues i AKR-së në Prizren, e cila tha se në krye me Behgjet Pacollin, AKR do të qëndrojë stoike në skenën shumë-partiake të Kosovës, e gatshme dhe e vendosur të përballet me të gjitha sfidat.

Kuvendi më pas zgjodhi edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës, si dhe kryesinë e Forumit të përbërë prej 11 anëtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat