Kryetari i degës së Lidhjes Demokratikë të Kosovës në Rahovec, Avdullah Hoti ka reaguar në emër të kësaj dege lidhur me heqjen e fotografisë së ish Presidentit Ibrahim Rugova nga bashkatdhetari Bajram Hoti gjatë vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Hoti ka thënë se duket se ende ka individë qe nuk e kane kuptuar peshën historike të personalitetit të Rugovës dhe ushqejnë urrejtje patologjike ndaj figurës së tij.
“Dega e LDK-se ne Rahovec dhe une personalisht e denojme aktin e shemtuar te demtimit te fotografise se Preaidentit Rugova ne Kuvendin e Kosoves.
Sot edhe kundershtaret me te medhenje perkulen para Rugoves.
Por, duket se ende ka individe qe nuk e kane kuptuar peshen historike te personalitetit te Rugoves dhe ushqejne urrejtje patologjike ndaj figures se tij”, thuhet në reagimin e Hotit./BS