Rreth orës 11:30 minuta në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, pranë dyqanit “SEHSAR” ka ndodhur një përleshje, fillimisht në rrugë e më pas është zhvendosur në brendësi të lokalit.
Gjatë kacafytjes njëri nga të dyshuarit ka përdor armën e zjarrit me ç ‘rast predha e plumbit e ka goditur lehtë një punëtore, e cila punonte në dyqan.
Po ashtu, lehtë është lënduar edhe një punëtor tjetër të cilit nuk i kujtohet se me se, por të dy viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur me hetimin e rastit dhe gjetjen e të dyshuarve të cilët hëpërhë janë të panjohur.