Paditet Komuna e Prishtinës pasi nuk respektoi urdhërat e MAPL-së

Prishtina

Paditet Komuna e Prishtinës pasi nuk respektoi urdhërat e MAPL-së

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:03
Komuna e Prishtinës

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes Ministrisë së Drejtësisë, më datë 5 tetor 2018, ka njoftuar se ka paditur komunën e Prishtinës, për arsye se nuk ka respektuar urdhërat e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, gjatë procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Vendimi i kuvendit të komunës së Prishtinës, Nr. 01-020/15228/18, i miratuar më datë:18 Janar 2018, që kishte paraparë emërimin e 11 anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa, bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore Nr.05/L-20, sepse nuk ka garantuar përfaqësim të barabartë gjinor të grave në këtë trup ndihmues të punës së kuvendit.

Ky veprim i komunës së Prishtinës, pas kontrollit të ligjshmërisë nga MAPL  konstatohet se është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Kjo për faktin se, nga 11 anëtarë të emëruar, kuvendi komunal i Prishtinës  kishte zgjedhur  3 gra dhe 8 burra, veprim i cili shkelë kriterin e përcaktuar në ligjin për Barazi Gjinore që thotë se: “ Përfaqësimi i barabartë gjinor në gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%)  për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”.

Sipas kësaj shkrese njoftuese, sqarohet se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, konform nenit 82.2 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, nuk ka ndërrmarë asnjë veprim ndaj kërkesës së MAPL-së për shqyrtim dhe harmonizim të aktit me legjislacionin në fuqi, dhe si rrjedhojë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bazë të nenit 82 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, ka dërgu aktin Nr. 01-020/15228/18 të Komunës së Prishtinës për emërimin e anëtarëve të KPF, në gjykatën kompetente.

Më datë 7 shkurt 2018, MAPL, i  kishte dërguar komunës së Prishtinës kërkesën për rishqyrtim të aktit, kurse kuvendi i Komunës së Vushtrisë nuk kishte ndërrmarë asnjë veprim konformë kërkesës së MAPL-së, duke shkelur dispozitat ligjore në fuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat