Binakaj: Rrënimi i objektit të ish-Gërmisë, do të ishte humbje e një aseti

Prishtina

Binakaj: Rrënimi i objektit të ish-Gërmisë, do të ishte humbje e një aseti

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:36
Nol Binakaj

Zëvendësdrejtori  i Organizatës “Trashëgimia kulturore pa kufij”, Nol Binakaj, ka thënë se kemi disa raste jo të mira në Prishtinë kur objektet janë transformuar krejtësisht nga ajo që kanë qenë.

Ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu ka thënë se Prishtina ka mjaft lokacione për të ndërtuar një objekt që i plotëson nevojat e komunitetit artistik edhe për 20 vite tjera.

Binakaj ka thënë se është kundër prishjes së objektit dhe humbjes së një aseti, por ai nuk është kundër ndërtimit të një objekti të ri.

“Ndërtesa ka vlerën e njëjtë sa donacioni që po na ofrohet. Janë në pyetje 8 mijë metra katrorë. Me një investim shumë të vogël ky objekt mund të ri funksionalizohet”.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka pas transparencë sa i përket vendimit për objektin në Gërmi.

“Askund nuk thuhet se objekti duhet të rrënohet ose nuk duhet të rrënohet”, tha ai.

Nol Binakaj ka thënë se janë duke u hasmuar komunitetet artistike për diçka që ata janë unik.

“Të gjithë jemi për ndërtimin e sallës koncertuale”.

Ai ka thënë se Kosova është duke shkuar drejt një situate si pas Luftës së Dytë Botërore.

“Sot nuk je në gjendje me dallua ku është Prishtina e vjetër e ku e reja”.

Deklaratat e BE-së, sipas Binakajt në një far forme kanë treguar se është marrë vendimi pa debat.

“Shpend Ahmeti tha se debati vazhdon. Shumë mirë le t’i ftojmë edhe zyrtarët e BE-së dhe të bisedojmë së bashku”.

Ai tha se debati ka për të sensibilizuar shoqërinë që në mënyrë në të ardhmen mos të përsërisim gabimet e njëjta.

“Improvizimi nuk është zgjidhje, sepse ndoshta në një të ardhme të afërt ajo sallë nuk ka me mund mi përmbush kërkesat e komunitetit”, tha më tej Nol Binakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat