Policia fillon patrullimin me dron nëpër Prishtinë

Prishtina

Policia fillon patrullimin me dron nëpër Prishtinë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 19:32
Ilustrim

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka filluar sot patrullimin me dron.

Përmes patrullimit me dron, ky njësit do të identifikojë shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Sipas rreshterit, Arsim Gollubovci patrullimi me dron ka filluar më qëllim të parandalimit të aksidenteve.

“Patrullimin kemi filluar sot me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Ne e kemi parë të arsyeshme që përveç planeve të tjera që kemi të fillojmë edhe patrullimin me dron për parandalimin e kundërvajtësve të cilët shkelin rregullat e komunikacionit”, tha Gollobovci për kallxo.

Ai shtoi se për kundërvajtësit të cilët shkelin rregullat e komunikacionit do të ketë zero tolerancë.

Gollubovci tha se patrullimin me dron fillimisht e kanë filluar në qendër të qytetit duke kontrolluar kundërvajtësit të cilët kalojnë në dritën e kuqe të semaforit, duke vazhduar patrullimin për kontrollimin e kundërvajtësve të cilët bëjnë tejkalim në vijë të plotë.

“Tani varësisht nga situata se ku ka kundërvajtje do të vazhdojmë të patrullojmë. Do të vazhdojmë të patrullojmë me ritëm të shtuar dhe do të angazhojmë njësi sa është e nevojshme që patrullimi të jetë sa më efektiv”, tha Gollobovci.

Në bazë të ligji për rregullat e trafikut, gjoba për tejkalim në vijë të plotë fillon nga 100 deri në 300 euro, ndalim të patentë shoferit për 3 deri në 6 muaj dhe dy pikë negative.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka njoftuar se patrullimi me dron do të vazhdoj varësisht se sa do të jetë efektiv patrullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat