“Sunny Hill” e la Gërminë të mbuluar nga mbeturinat

Prishtina

“Sunny Hill” e la Gërminë të mbuluar nga mbeturinat

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:12
“Sunny Hill”

Kanë kaluar gati se dy ditë që nga përfundimi i festivalit muzikor “Sunny Hill” në Prishtinë, ku performoi edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa.

Mirëpo, duket se kjo kohë nuk ka mjaftuar që parku i Gërmisë të pastrohet nga mbeturinat që lanë pas pjesëmarrësit e këtij festivali.

KosovaPress ju sjell një fotografi të shkrepur mëngjesin e sotëm, ku një pjesë e këtij parku duket thuajse e mbuluar nga mbeturinat, dhe ku po ashtu shihet edhe skena e festivalit e cila ende nuk është larguar nga aty.

“Sunny Hill” u mbajt për herë të parë këtë vit në Kosovë, nën organizimin e Dukagjin Lipës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat