Parku i Gërmisë i ngulfatur nga mbeturinat që la “Sunny Hill”

Prishtina

Parku i Gërmisë i ngulfatur nga mbeturinat që la “Sunny Hill”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:23
Parku i Gërmisë

Mbrëmë pas performancës së artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në festivalin “Sunny Hill”, ajo çfarë pjesëmarrësit lanë pas ishte e turpshme.

Festivali ka kaluar i qetë pa incidente, por në fund qytetarët u treguan jo të kulturuar.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihen mbeturina të shumta gjithandej parkut të Gërmisë dhe një rrëmujë e madhe e krijuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Gjithashtu me të mbaruar festivali, rreth orës 04:00 të mëngjesit, rrugët e kryeqytetit ishin bllokuar nga kolona të gjatë ku më pas gjithçka ishte kthyer në normalitet.

Dua Lipa u ngjitet në skenë në orën 00:40 e cila ishte e rrethuar nga një numër i madh i fansave me një atmosferë të zjarrtë.

Festivali “Sunny Hill” do të vazhdojë sot edhe nëse në Parkun e Germisë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat