Qentë endacakë janë bërë problem për banorët e Prishtinës. Në çdo cep dhe rrugë sheh qen të cilët shpeshherë paraqesin rrezik për qytetarët.
Qen madje ka edhe në sheshet kryesore të Prishtinës. Banorët shprehen të shqetësuar me këtë dukuri e cila është prezentë tash e sa vjet.
Ndonëse komuna pat iniciuar një aksion për grumbullimin e tyre, numri i tyre nuk është zvogëluar asnjëherë.
Qen endacakë janë parë edhe sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, prapa Tregut të Gjelbër.
Një lexues ka dërguar një fotografi ku shihen qen endacakë dhe sipas tij banorët kanë frikë nga bredhja e tyre.