Një linjë e autobusëve të kryeqytetit zgjat orarin deri të dielën

Prishtina

Një linjë e autobusëve të kryeqytetit zgjat orarin deri të dielën

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Qytetarët e Prishtinës që nga sonte e deri të dielën mund ta shfrytëzojnë transportin publik të linjës katër më gjatë se zakonisht.

Autobusët urbanë të linjës katër do të punojnë deri në orën 02:00 pas mesnate.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se një gjë e tillë po ndodh për shkak të festivalit “Sunny Hill”, ku si protagoniste e këtij viti është këngëtarja e njohur botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa.

“Për shkak të festivalit Sunny Hill, transporti publik në linjen 4 zgjatet deri në ora 02:00 pas mesnate deri të dielën”, ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat